Lajme
Mushkolaj: Presidentja nuk i beson sektorit publik të shëndetësisë, plus tentoi ta fshehte rastin
Demokracia
10:03 | 03 Nëntor 2022

Share:

Analisti Imer Mushkolaj është deklaruar për rastin e ndërhyrjes kirurgjike të presidentes Vjosa Osmani në një klinikë private.

Me këtë veprim, sipas tij, Osmani nuk i beson sektorit të shëndetësisë publike, madje e njëjta ka tentuar që ta fsheh rastin.

Këtë veprim, ai e ka quajtur shembull të keq.

“Vetë presidentja nuk i beson sektorit publik të shëndetësisë. Një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjike, ajo ka zgjedhur ta bëjë në një klinikë private. Plus provon ta mbajë fshehtë rastin. Fort shembull i keq”, ka shkruar Mushkolaj.

Të ngjashme