Lajme
Mushkolaj për Kurtin: Pa pikën e marres po përpiqet të shfajësohet për Zajednicën
Demokracia
18:29 | 03 Mars 2023

Share:

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar diskutimet në Kuvendin e Kosovës lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se kryeministri Kurti po bën përpjekje të shfajësohet për pranimin e Asociacionit.

“Pa pikën e marres PDK e LDK po e akuzojnë Albin Kutin për Asociacionin, ndërkohë që e kanë votuar vetë në Kuvend. E Kurti, po ashtu pa pikë marre, po përpiqet të shfajësohet për pranimin e Asociacionit, përderisa kauzën politike e ka ndërtuar duke e kundërshtuar atë. Shumë tragjike, për të qenë komike”, ka shkruar Mushkolaj.

 

Të ngjashme