Lajme
Mushkolaj për arrestimin e Molliqajt: Të panevojshëm këta filma të pushtetit
Demokracia
21:41 | 01 Shkurt 2022

Share:

Gazetari Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, e ka komentuar arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt.

Mushkolaj arrestimin e Molliqajt e quajti të panevojshëm dhe e cilësoi si film i pushtetit.

Gjithashtu, Mushkolaj njoftoi se Molliqaj ka mbajtur konferencë publike për media në selinë e partinë e tij, e edhe është takuar me të në qytet.

Por, policia nuk zgjodhi ta arrestojë dje e sot, por pak para intervistës në T7.

“I panevojshëm ky spektakël i policisë. Të panevojshëm këta filma të pushtetit”, shkroi Molliqaj.

I pari i PSD-së u shpall i kërkuar nga Policia e Kosovës pas protestës që u organizua të shtunën kundër rritjes së çmimeve, ku u protestua kundër rritjes së çmimit të rrymës dhe morën pjesë disa mijëra veta.

Molliqaj u shpall në kërkim për shkak të “shuplakës” që kreu i PSD-së ia dha një zyrtari policor gjatë protestës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Mushkolajt:

Dardani dje ka mbajtë konferencë publike për media në selinë e partisë. Sot e kam taku n’qytet. Policia nuk e arrestoi as dje, as sot ditën. E arrestoi sonte, para intervistës n’T7. E panevojshme të arrestohet nga dhjetëra pjesëtarë të njësisë speciale. I panevojshëm ky spektakël i policisë. Të panevojshëm këta filma të pushtetit.

Arrestohet nga policia Dardan Molliqaj (Video/Foto)

Të ngjashme