Lajme
Mushkolaj: Kurti po flet si analist, s`po tregon nëse ka plan për veriun
Demokracia
12:47 | 09 Nëntor 2022

Share:

Analisti politik Imer Mushkolaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i pari i qeverisë po flet si analist dhe nuk po e tregon nëse e ka një plan se si t’i qaset situatës së krijuar në atë pjesë të vendit.

“Kryeministri po thotë se serbët në veri nuk i kanë problem vendimet e qeverisë për targat, por nga ata që e kanë problem ligjin. Sipas tij, atyre që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve u pengon ligjshmëria dhe kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit. Pajtohem. Vetëm se Kurti po flet si analist dhe nuk po e dimë nëse e ka një plan se si t’i qaset situatës së krijuar në veri. Me analiza merren debatet televizive, qysh tha dje vetë Kurti, e qeveria duhet të veprojë”, ka shkruar Mushkolaj.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka folur për situatën në veri.

Ai ka thënë se problem për serbët në veri, janë sulmet me bomba e djegia e veturave.

“Presioni dhe sulmet ndaj qytetarëve në veri, janë dëshmia se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyren nuk janë problemet tona, as afatet. 1 mijë e 12 vërejtje janë lëshuar deri sot në mëngjes. Asnjë incident i shënuar e asnjë ankesë. Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave, trysnitë e kërcënimet pa afat që kanë problem me ligjin”, tha Kurti,

Të ngjashme