Lajme
Mushkolaj ironizon me ministren Hajdari: Bravo, mos punoni shumë se po e teproni
Demokracia
12:34 | 16 Maj 2023

Share:

Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e cila deklaroi se Qeveria po punon që të rinjtë mos të ikin nga vendi.

Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me ministren Hajdari.

“Bravo ministre. Veç runu mos punoni shumë, se po e teproni”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot ministrja deklaroi se Qeveria i ka marrë më seriozitet që të rinjve t’u krijohen kushte në Kosovë që të mos ikin jashtë vendit.

“Po punohet në këtë drejtim dhe Kosova e ka marrë me seriozitet këtë, me qëllim të përfitimit të të rinjve. Në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë e mos të kërkojmë vende më të mira jashtë për të jetuar e punuar.” – u shpreh ajo.

Këto komentet Hajdari i bëri gjatë konferencës “Zhvillimi i ekosistemit të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit” organizuar nga MINT.

Për të mos harruar, për dallim nga Hajdari, zëvendëskryeministri Bislimi tha që ikja e qytetarëve nga vendi është “diçka normale”.

Të ngjashme