Lajme
Mushkolaj i reagon shefit të BE-së pasi përmendi termin “Kosovë Jugore”, e quan ambasador skandaloz
Demokracia
17:09 | 07 Qershor 2022

Share:

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar Shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për përdorimin e termit “Kosovë Jugore” në një postim të tij në Twitter ku njoftonte se me ambasadorët e tjerë po bënte vizitë drejt jugut të Kosovës.

Mushkolaj ka thënë se përdorimi i këtij termi është problematik në konotacionin politik dhe ambasadorin e BE-së e ka quajtur skandaloz dhe tendencioz.

“Pasi ia futi kot javën e kaluar, duke thënë se ishte rritur numri i incidenteve ndëretnike në Vushtrri, ambasadori i BE’së në Kosovë sot e paska zbulu termin “Kosovë Jugore”, që është shumë problematik në konotacionin politik. Një ambasador skandaloz dhe tendencioz”, ka shkruar ai.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka publikuar një fotografi nga autobusi bashkë me ambasadorë të tjerë rrugës për të vizituar jugun e Kosovës.

Szunyog ka thënë se vizita ka për qëllim të dëshmojë nga afër kontributin e BE-së në zhvillim ekonomik

Të ngjashme