Lajme
Mushkolaj e quan “Lenor” Konjufcën: Është zbutës i qëndrimeve të Kurtit
Demokracia
10:11 | 20 Shtator 2023

Share:

Imer Mushkolaj, analist, ka komentuar përplasjen e fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej për përplasjen e kryeministrit Albin Kurti me Miroslav Lajçakun, Mushkolaj e ka komentuar edhe figurën e Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Mushkolaj e ka quajtur Konjufcën “zbutës të qëndrimeve të Kurtit.

“Del një far zbutësi i qëndrimeve të Qeverisë, zbutës se nuk po du me përdorë kësi, “Lenor” i Qeverisë, jo i Qeverisë, por i qëndrimeve të Albin Kurtit” – theksoi Mushkolaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Të ngjashme