Lajme
Mushkolaj: 30 për qind të votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme
Demokracia
19:15 | 20 Shkurt 2021

Share:

Analisti politik, Imer Mushkolaj po pretendon se rreth 30 për qind të votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme.

Sipas Mushkolajt, kjo mund të ndodhë me trendin e verifikimit që po bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Demokracia.com.

“Me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme.”, ka thënë ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme.

Posted by Imer A. Mushkolaj on Saturday, February 20, 2021

Ndryshe, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka treguar se deri tash, rreth 4 mijë 950 zarfe me fletëvotime janë refuzuar.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi.

Vlen të theksohet se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas rezultateve të deritanishme, është Lëvizja Vetëendosje, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme