Lajme
Musa: Shumica e burrave në Kosovë i trajtojnë gratë si sende dhe jo si qenie njerëzore
Demokracia
19:04 | 25 Nëntor 2022

Share:

Avokati Skënder Musa ka folur rreth rastit të fundit i cili ka ndodhur të premten e 25 nëntorit, ku një 70-vjeçar ka vrarë gruan e tij e cila ishte 63-vjeçare. A i ka thënë se kjo dukuri është duke ndodhur dhe është në rritje për faktin se shumica e burrave në Kosovë gratë po i trajtojnë si sende dhe jo si qenie njerëzore.

“Përderisa ne si shoqëri nuk i trajtojmë femrat njësoj si meshkujt edhe në shoqëri edhe në shtëpi, problem të ngjashme do te ketë, gjithashtu pa u rregulluar çështja e trashëgimisë për te gjitha femrat dhe pa u zhvesh nga një e drejtë sipërmarrësi që ia njohim vetvetes ne karshi me motrat dhe vajzat tona problem të tilla do te ketë gjithmonë për shkak se shumica e burrave në Kosovë fatkeqësisht edhe në shekullin njëzetenjë po vazhdojnë t’i trajtojnë gratë si sende dhe jo si qenie njerëzore”, ka theksuar Musa në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, .

Ndërsa ka shtuar se në gjykatat e Kosovës aktgjykimet në rastet kur gratë vriten janë me te lehta përveç dy rasteve ndërsa kur gratë vrasin burrat atëherë aktgjykimi është shumë me i rëndë dhe kjo është tragjike dhe këtu ka pas elemente të vetë patriarkalizmit ne gjykatat e Kosovës ku kohet e fundit janë ashpërsuar ekstrem dënimet jo vetëm për vrasjet por edhe për dhune në familje madje për dhune ne familje asnjë person nuk kalon pa paraburgim.

“Për kundër faktit qe janë ashpërsuar masat rastet janë duke u rritur, është një fenomen me ne shqiptarët sepse në të gjitha shtete tjera nëse ashpërsohen dënimet ndikojnë dhe zvogëlohen rastet dhe kjo është tragjike”, është shprehur Musa.

Ndërkaq Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovë, ka thënë se fushata ndërkombëtare të aktivizimit po e nisim me një jetë më pak të një gruaje në Kosovë, gjë e cila shpërfaqë njëherë e mië normat patriarkale dhe kulturore në të cilat gratë jetojnë në Kosovë dhe me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Sipas saj institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e grave dhe vajzave në hapësira publike dhe private.

“Ne kur zgjohemi dhe shohim se si një grua është vrarë nga burri i tyre e shohim sesi institucionet tona dështojnë ne mbrojtje të grave dhe vajzave tona qoftë në hapësira publike dhe qoftë në hapësira private, këtu vlen te përmendet dhe ceket se kohëve të fundit ka pasur shumë raportime të dhunimeve madje edhe dhunime në hapësira publike dhe kjo mjaftueshëm  tregon se sa të sigurta jemi ne në Kosovë”, ka deklaruar Breznica.

Të ngjashme