Lajme
Musa për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë: Përgjegjësisë s’mund t’i ikin Kurti, Bislimi e Peci
Demokracia
21:46 | 27 Maj 2025

Share:

Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe lokacionin e kompanisë fituese për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Musa tha se është rasti i parë nga institucionet e Kosovës që ka një aferë kaq të madhe dhe kontroll gjithëpërfshirës të institucioneve të një ministrie.

“Një element tjetër i rëndë për qytetarët është personi nga më të votuarit në VV [Faton Peci]. Elementi tjetër është prej ministrave që është thënë si më i suksesshmi dhe elementi që neve si juristë na intereson më së shumti është pesha dhe dëmi që i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës”, tha Musa në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se gjithmonë ekziston prezumimi i pafajësisë, por në ditët e sotme nuk ndodhë një bastisje e tillë pa ekzistuar një dyshim i bazuar dhe që të ketë kontrolle kaq brutale në institucione shtetërore.

“Besoj që dyshimi është mirë i arsyetuar, ka prova. Mirëpo, nëse ministri edhe s’e ka lexuar kontratën, në bazë të ligjit ka qenë i detyruar ta lexoj dhe nuk mund t’i ik përgjegjësisë”.

“Në mënyrë absolute nuk lirohet nga përgjegjësia penale. Nëse ka prova nuk lirohen nga përgjegjësia as kryeministri, as kabineti dhe në asnjë mënyrë zëvendëskryeministri”, tha ai.

Të ngjashme