Është i pari shqiptar që ka siguruar një vend në Parlamentin e Qytetit të Lozanës në vitin 2016.
Politikani shqiptar, Musa Kamenica, ka siguruar sërish një ulëse në Asamblenë e Komunës së Lozanës me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 7 marsit në Kantonin Vaud.
Ai është shqiptari i vetëm që ka fituar më së shumti vota për të siguruar një ulëse në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit të Kantonit të Vaudit, raporton albinfo.ch.
Në zgjedhjet e së dielës, Kamenica ka fituar 8157 vota të elektoratit.
Kamenica në një prononcim për albinfo.ch ka falënderuar votuesit për votën e tyre, si dhe ka premtuar se jo vetëm që do të jetë zëri i komunitetit shqiptar në Asamblenë Komunale të Lozanës, por edhe do të realizojë të gjitha projektet që i kanë mbetur në gjysmë në legjislaturën e kaluar.
Musa Kamenica është emër i njohur i komunitetit shqiptar të Zvicrës dhe, në veçanti i atij të Lozanës. Është i pari shqiptar që ka siguruar një vend në Parlamentin e Qytetit të Lozanës në vitin 2016.