Sport
Murtezi e Jashari drejtojnë sërish ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Demokracia
17:56 | 12 Prill 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Gjyqtarët do të jenë të njëjtit e ndeshjeve të para të kësaj faze, raporton Demokracia.com.

Shpëtim Murtezi me ndihmësat Fatlum Jasharin dhe Gzim Mehmetin do ta ndajnë drejtësinë në takimin e dytë në mes Llapit dhe Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Visar Kastrati do të jetë në VAR.

Ndërsa në përballjen e kthimit ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Dritës gjyqtar kryesor është sërish Lirim Jashari me dy asistentët, Drilon Rexhepin dhe Altin Zhegrovën. Në VAR për këtë sfidë do të jetë Erdall Zasella.

Dy ndeshjet e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 14:00./Demokracia.com/

Të ngjashme