Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi ka thënë se Qeveria Kurti është duke i bërë dëm të madh shoqërisë.
“Realisht duke e parë se qysh po e shpenzon buxhetin e shtetit kjo Qeveri për neve nuk është e çuditshme dhe jemi mësu edhe me i kthjellu. U mësuam me këto gabime të qëllimshme dhe deri ku shkon kjo le të masin vet, por e di që janë duke e bërë një dëm shumë të madh shoqërisë”, u shpreh ai.
Zymberi thotë që këtij pushteti nuk i bëhet vonë për sindikatat.
Ai thotë që Qeveria Kurti vetëm për të arritur qëllimet e veta, shkon deri në rrënim të shtetit.
“Unë e shoh që kjo Qeveri të nxit, nëse i futesh grevës ose protestës çdo ditë deri në rrënim të shtetit se nuk dëshiron më dëgju. E pamë se si veproi me sindikatën e punëtorëve të Trepçës, e pamë se si iu përgjigj sindikatës së policisë, dhe e pamë se si iu ka përgjigjur sindikatës së shëndetësisë, që nënkupton që fare nuk iu kanë përgjigj dhe nuk i bëhet vonë fare dhe në përgjithësi vjen në krizë rrënimi i shtetit vetëm që t’i mbaj qëllimet dhe qëndrimet e veta. Është e tepërt dhe e turpshme nuk ka si kjo”, u shpreh ai për Front Online.
Përkrahje nuk morën as amendamentet për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për Policinë.