Vedat Muriqi, do ta ketë një tjetër rast sonte pasi do të luajë si titullar në fanellën e Lazios përballë Parmas, në sfidën që nis nga ora 21:15 e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës të Italisë, transmeton Demokracia.com.
Inzaghi ia ka besuar sulmin futbollistit kosovar Vedat Muriqi, i cili është duke e kërkuar golin e parë tek Lazio që pas transferimit në verë nga Fenerbahçe.
Lazio: Strakosha; Parolo, Hoedt, Acerbi, Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Akpa-Akpro, Fares, Pereira, Muriqi.
Parma: Colombi; Brunetta, Busi, Cyprien, Dezi, Dierckx, Kurtic, Mihaila, Ricci, Sohm, Sprocati. /Demokracia.com