Sport
Muriqi pritet të luajë nga fillimi kundër Bayern Munichut, zbulohet arsyeja
Demokracia
19:58 | 16 Mars 2021

Share:

Lazio do të përballet të mërkurën me Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Romë i takoi bavarezëve me rezultat bindës, 1:4, shkruan Demokracia.com.

Sipas të gjitha gjasave, nesër në dispozicion të Lazios nga fillimi do të jetë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Krejt kjo për shkak të lëndimit të sulmuesit italian, Ciro Immobile.

“Sky Sport” raporton se Immobile do të jetë në stol, teksa Muriqi i ka gjasat e mëdha të luajë në fillim. /Demokracia.com

Të ngjashme