Sport
Muriqi nuk ndezë këtë herë, Mallorca mposhtet në shtëpi
Demokracia
16:07 | 26 Shkurt 2022

Share:

Mallorca ka pësuar një humbje me rezultat minimal 0:1 në sfidën e sotme të La Ligas të luajtur kundër Valencias, shkruan Demokracia.com.

Gjithçka ka vendosur një gol I shënuar në minutën e tretë nga Gabriel Paulista, për t’i dhënë tri pikë skuadrës së Valencias e cila tash përforcohet ne mesin e tabelës.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi në këtë takim luajti 90 minuta, por që nuk arriti të shënojë, edhe pse disa herë ju afrua golit.

Mallorca pas kësaj disfate mbetët në pozitën e 16-të me 26 pikë, dhe ende nuk e ka të sigurt mbijetesën në La Liga. /Demokracia.com

Të ngjashme