Sport
Muriqi nuk duron më, kërkon largimin nga Lazio
Demokracia
16:14 | 26 Tetor 2021

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi nuk mund të pajtohet më me situatën dhe tretmanin që ka të skuadra e Lazios, duke e kërkuar largimin nga aty.

“Calciomercato”, raportoi sot se gjiganti dardan nuk pajtohet më të jetë vazhdimisht në bankinë.

Mësohet se Muriqi dëshiron që Lazio ta nxjerrë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit pasi nuk është aspak me situatën e tij aktuale. Ai tashmë ka biseduar me drejtuesit e klubit italian duke ua bërë me dije kërkesën e tij për largim.

Madje, thuhet se ai po ëndërron kthimin te Fenerbahçe, ekip që është i gatshëm ta blejë kartonin e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme