Vedat Muriqi ka dal sot në stërvitjen e parë tek Mallorca në La Ligan spanjolle, shkruan Demokracia.com.
Muriqi që u transferua te Mallorca nga Lazio në formë huazimi beson shumë se do të jep më të mirën tek vetja dhe të gjejë hapësirë më të madhe, gjë e cila i mungoi tek Lazio.
Në anën tjetër, edhe skuadra pret shumë nga Muriqi pasi i dinë cilësitë e tij sidomos kur është brenda zonës.
Transferimi i tij është lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Kosovës pasi pret që Muriqi të ketë sa më shumë minuta në fushë. /Demokracia.com