Sport
Muriqi me shifra mbresëlënëse në La Liga, ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të Mallorcas
Demokracia
16:34 | 07 Nëntor 2022

Share:

Vedat Muriqi po vazhdon me formë fantastike këtë edicion në kampionatin elitar spanjoll të futbollit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ka kontribuuar me një gol dhe një asistim në fitoren 0:2 të Mallorcas kundër Villarrealit të dielën në kuadër të 13-të në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Muriqi realizoi gol të bukur nga afërsia në minutën e 32-të, teksa asistoi në golin e dytë të shënuar nga Ndiaye 15 minuta para fundit.

Sulmuesi i Kosovës, që në Spanjë ka marrë nofkën “Pirati”, ka shënuar 64 për qind të golave të Mallorcas në La Liga këtë sezon, bazuar në shifrat faqes prestigjioze për statistika “OptaJose”.


Muriqi ka regjistruar shtatë gola nga 12 sa ka shënuar gjithsej ekipi ishullor.

Kësisoj, Muriqi ka përqindjën më të lartë për një lojtar në kompeticion këtë sezon.

28-vjeçari nga Prizreni u transferua te Mallorca në verën e këtij viti nga Lazio për 7.7 milionë euro./Demokracia.com/

Të ngjashme