Sport
Muriqi më i miri në fushë te Mallorca në ndeshjen debutuese, notat e lojtarëve
Demokracia
22:08 | 02 Shkurt 2022

Share:

Vedat Muriqi në ndeshjen e parë debutuese ka pësuar humbje me skuadrën e Mallorcës në Kupën e Mbretit.

Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano në takimin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Mbretit, raporton Demokracia.com.

Mysafirët u mundën me golin e vetëm të shënuar nga Trejo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit në takimin e parë debutues.

Futbollisti shtatgjatë “dardan” ishte lojtari më i vlerësuar te Mallorca, sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve “SofaScore”.

Muriqi u vlerësua me notën 7.3 te Mallorca, ndërsa me notë të mirë u vlerësua edhe bashkëlojtari i tij, Kang in Lee (7.2).

Rayo Vallecano – RCD Mallorca Live Score

Muriqi u transferua vetëm pak ditë më parë te Mallorca në formë huazimi nga Lazio.

Mallorca në fund të edicionit ka mundësinë e blerjes së kartonit të kosovarit./Demokracia.com/

Të ngjashme