Skuadra e Lazios ka shënuar një fitore sot me shumë vështirësi ndaj Crotones në kuadër të javës së 27-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, fitoi më rezultat 3:2, derisa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në këtë takim luajti 25 minuta. Ai hyri në lojë duke e zëvendësuar Immobilen.
Në një intervistë të dhënë në përfundim të takimit, trajneri Inzaghi ka treguar rëndësinë e kësaj fitoreje, ndërsa në fund shton se Muriqi është rritur përgjatë muajve te Lazio.
“Muriqi, Pereira dhe Luliç gjithashtu hynë shumë mirë. Kur Felipe është mirë unë gjithmonë e përdor atë. Ndërkohë Muriqi gjithashtu është rritur”, ka thënë Inzaghi. /Demokracia.com