Sport
Muriqi ia kalon Eto’os, kosovari do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Mallorca
Demokracia
18:53 | 20 Korrik 2022

Share:

Muriqi do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Real Mallorca.

Transferimi i tij do të jetë rreth 8 milionë euro plus bonuse.

Duke kaluar Samuel Eto’o për të cilin u pagua 7.2 milionë – apo Aritz Aduriz, për të cilin klubi pagoi 6 milionë.

Marrëveshja mes Lazios dhe Mallorca është mbyllur plotësisht, kështu që Muriqi do të luajë në Son Moix deri në vitin 2026.

Sulmuesi kosovar zbarkoi në ishull gjashtë muaj më parë për të shpëtuar skuadrën nga zbritja në Kategorinë e Dytë.

Ja top 5 blerjet më të shtrenjta të Mallorcas:

Vedat Muriqi, 8 milionë

Samuel Eto’o, 7’2 milionë

Aritz Aduriz, 6 milionë

Fernando Navarro, 6milionë

Palhinha, 6 milionë

Të ngjashme