Vedat Muriqi më në fund ka shënuar gol në fanellën e Lazios.
Sulmuesi kosovar ka realizuar sonte në përballje ndaj Parmës në 1/16 e finales së Kupës së Italisë, shkruan Demokracia.com.
Muriqi i cili e kërkonte golin që nga vera kur erdhi nga Fenerbahçe ka arritur të shënojë në minutën e 90-të (edhe pse goli u vlerësua si autogol nga portieri i Parmas).
Ky gol shpresohet se do ta zhbllokojë gjigantin kosovar, dhe në ndeshjet e radhës do ta ketë shumë më lehtë ta gjejë rrjetin. /Demokracia.com