Sport
Muriqi e nis me humbje aventurën te Mallorca, luan tërë ndeshjen në debutim
Demokracia
21:56 | 02 Shkurt 2022

Share:

Vedat Muriqi në ndeshjen e parë debutuese ka pësuar humbje me skuadrën e Mallorcës në Kupën e Mbretit.

Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano në takimin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Mbretit, shkruan Demokracia.com.

Mysafirët u mundën me golin e vetëm të shënuar nga Trejo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit në takimin e parë debutues.

Muriqi u transferua vetëm pak ditë më parë te Mallorca në formë huazimi nga Lazio.

Mallorca në fund të edicionit ka mundësinë e blerjes së kartonit të kosovarit./Demokracia.com/

Të ngjashme