Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi siç duket po rikthehet në formën e tij me ekipin e Mallorcas, në La Liga.
Pas dy paraqitjeve me ekipin spanjoll, Vedat Muriqi ka arritur të bëjë paraqitje mbreslënëse. Teksa sot forma e tij e mirë u përkthye edhe në gol.
Muriqi në minutën e 66’të ia dha epërsinë ekipi të tij, duke realizuar nga penalltia. Pasi u tregua më i miri në fushë në ndeshjen e Kupës, sot sulmuesi prizrenas nga SofaScore u vlerësua me notën 7.6, ku vetëm Takefusa Kubo u vlerësua më lart se Muriqi. /Demokracia.com