Sport
Muriqi: Besoj në rezultat pozitiv ndaj Burkina Fasos, jemi të gjithë në formë
Demokracia
20:25 | 22 Mars 2022

Share:

Vedat Muriqi ka folur në një prononcim në lidhje me ndeshjen miqësore të Kosovës kundër Burkina Fasos.

Kosova dhe Burkina Faso do të përballen mesvete në stadiumin “Fadil Vokrri” më 24 mars duke filluar nga ora 18:00.

Sulmuesi i “Dardanëve”, Vedat Muriqi është shprehur optimist në rezultat pozitiv ndaj kombëtares afrikane.

“Jemi duke vazhduar me punën tonë dhe do të japim maksimumin si gjithmonë. Edhe pse nuk e njohim Burkina Fason, pak a shumë kemi filluar ta njohim dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe me forcën tonë besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv. Shpresoj ta përdorim këtë periudhë të mirë. Kur kemi pasur serinë pozitive prej 13 ndeshjeve pa humbje kemi qenë sikur tash të gjithë në formë dhe shpresoj ta përdorim këtë moment të mirë dhe të arrijmë rezultate të mira”, deklaroi Muriqi për faqen zyrtare të FFK-së, përcjell Demokracia.com.

Futbollisti i Mallorcës ka edhe disa fjalë për trajnerin e ri, Alain Giresse.

“Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të zbatojmë teknikën dhe taktikën e tij. I urojmë mirësardhje atij dhe shpresojmë që të kemi rezultate të mira së bashku me të”, shtoi Muriqi. /Demokracia.com/

Të ngjashme