Sport
Muriç i pamposhtur, Girona kualifikohet tutje në “Copa del Rey”
Demokracia
18:35 | 16 Janar 2021

Share:

Portieri kosovar Arjanet Muriç, është rikthyer në portë si titullar te Girona, derisa kjo i ka sjellë fat skuadrës e cila ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finales së Kupës së Spanjës, shkruan Demokracia.com.

Girona e mposhti Cadizin me rezultat 2:0 në 1/16-të e “Copa del Rey” ku Muriç pati një paraqitje shumë të mirë.

Të kujtojmë se ai te skuadra spanjolle është huazuar nga Manchester City në verën e kaluar, por që nuk arriti të gjejë shumë hapësira pasi humbi vendin e titullarit.

Trajneri Francisco Rodriguez, po i beson atij vetëm në garat e Kupës,  por paraqitja e sotme jep sinjale se gardiani kosovar mund të fitojë shpejt një vend titullar edhe në ndeshjet kampionale. /Demokracia.com

 

Të ngjashme