Lajme
Murati për rastin e Klanit: Politika populiste me shkarje autoritariste do ta humb luftën në fund për turpin e saj
Demokracia
22:48 | 28 Korrik 2023

Share:

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar për rastin e pezullimit të licencës së televizionit Klan Kosova nga Qeveria e Kosovës.

Murati kur ka folur për këtë rast, ka bërë një portret të politikanëve populistë, duke thënë se të tillë në thelb e kanë një përçmim të thellë për ligjin, rendin kushtetues dhe demokracinë, sepse veten e konsiderojnë përmbi kufizimet që i vendos ligji dhe ndarja e pushteteve.

Murati thotë se të njëjtit kur vijnë në pushtet, të veshur me petkun qeveritar pastaj vazhdojnë të njëjtin për qeveritar pastaj vazhdojnë të njëjtin përçmim dhe fillojnë që veprimet e tyre t’i arsyetojnë duke u bazuar në ligje dhe kushtetutë.

Murati thotë se politikanë të tillë s’mund të mbijetojnë pa situate konfliktuoze. Këta politikanë sipas Muratit fillimisht fillojnë me shkeljet e të drejtave të njeriut, shkelje që me kalimin e kohës merr kuptimin e sundimit autoritar të stilin autoritar të Luigjit XIV.

Kreu i LB thotë se në vend se qeveria të krijojë hapësira për përmirësimet e nevojshme, ata shkojnë me masa ekstremte, duke shkaktuar reagime të shumta vendore dhe ndërkombëtare dhe kështu duke hapur një front të ri shoqëror.

Por Murati thotë se edhe nëse do të fitojë ndonjë betejë kjo politikë populiste me shkarje autoritariste, luftën do ta humbin për turpin e tyre.

Të ngjashme