Lajme
Murati për protestat pro Putinit në Beograd: Ngjashmëritë nuk janë vetëm me fjalë
Demokracia
23:15 | 04 Mars 2022

Share:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë për Kosovën  janë të ngjashme me ato të presidentit rus përpara pushtimit të Ukrainës.

““Nëse Kosova i bashkohet NATO-s, do të jetë një kërcënim për Serbinë”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, duke bërë jehonë të ngjashme me deklaratën e bërë nga Putin disa ditë para se të sulmonte Ukrainën”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Tëwtter.

Pas protestave në Beograd të cilat i dhanë mbështetje pushtimit rus mbi Ukrainën, Murati tha se sonte shihen se ngjashmëritë mes Rusisë dhe Beogradit nuk janë vetëm fjalë.

Bota çuditet me Serbinë për protestën pro-ruse në Beograd: Çfarë s’është në rregull me juve?

Të ngjashme