Lajme
Murati: Kurti e Vuçiq do të bëjnë “poteza” për ta shtyrë marrëveshjen finale
Demokracia
08:19 | 27 Janar 2024

Share:

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të vazhdojnë të bëjnë “proteza” për të shtyrë sa më shumë që munden marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Murati thotë se as çështja e tabelave, dinarit e as e Policisë së Kosovës në veri nuk e kanë zgjedhur problemin me Serbinë, pasi që sipas tij problemi i veriut vazhdon me qenë problem i thellë politik.

“Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq do të bëjnë ‘poteza’ që ta shtyjnë sa më shumë që është e mundur zbatimin e marrëveshjes. Ne mund të entuziazmohemi qoftë për tabelat, qoftë për dinarin, qoftë për policinë në veri, por asnjëra prej këtyre nuk e ka zgjedh problemin. Problemi i veriut vazhdon me qenë një problem i thellë politik dhe kushdo që nesër vjen, prapë Kurti do të kthehet mbi kurrizin e Kosovës – një zgjidhje jo shumë e mirë për funksionalitetin e Kosovës dhe për më tepër na mbesin shqiptarët në Kosovën Lindore krejtësisht të patrajtuar”, deklaroi Murati në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Të ngjashme