Lajme
Murati: Kandidatura e Haxhiut s’do të ndryshojë, duhet konsensus politik
Demokracia
11:15 | 25 Prill 2025

Share:

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kandidatja e kësaj partie për të parën e parlamentit, Albulena Haxhiu, s’do të ndryshojë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se duhet konsensus mes partive pasi që asnjëra palë s’i ka 61 vota.

‘‘VV si fituese e zgjedhjeve, ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe këtë të drejt e ka shfrytëzuar duke e propozuar Albulena Haxhiu. Kundërshtitë që po bëhen janë me tepër taktizime se sa që kemi të blejmë me ndonjë arsye konkrete. Haxhiu është gruaja me e votuar në zgjedhjet e fundit. Është larg mendsh të thuhet që nuk plotëson kritere ose kushte. Po besoj kjo flet edhe për ata që si VV jemi të përkushtuar që Kuvendit të ia japim një kryetare grua. Ky është propozimi jonë, nuk ka pasur ndryshim dhe as nuk do të ndryshojë. Ne kemi diskutuara brenda, gjithsesi çka takon të bëhet tutje, ne kemi pa që vetëm një herë Kuvendi ka pasur shumicë. Të gjitha votimet tjera, nuk është arritur nga asnjëri tabor, numri i votave prej 61. Kjo nënkupton që cilado pozitë nëse nuk ka dakordim për të ecur tutje, nuk mund të kalojë. Duhet konsensus politik’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

 

Të ngjashme