Lajme
Murati e thotë edhe këtë: Të gjitha komunitetet pakicë votuan “Për”, subjektet shqiptare jo
Demokracia
11:19 | 27 Prill 2025

Share:

Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes, tha se në votat “Për” Albulena Haxhiun, janë të përfshira “të gjitha komunitetet pakicë” por jo edhe ato “të subjekteve shqiptare”.

“Ne kemi vota për, s’mund të votojmë për tjerët, sepse kaq na kanë dhënë qytetarët…57 vota të deputetëve “Për”, dhe vlen të theksohet se janë të përfaqësura të gjitha komunitetet pakicë në ato vota. Por, mungon që votat e subjekteve shqiptare të marrin pjesë të zhbllokojnë. Te votat kundër pati rënie, 41 vota kundër”, tha Murati.

“Ne si parti fituese kemi kryer obligimin tonë kushtetues, kemi propozuar kandidatin. Dhe edhe obligimin kushtetues për të votuar për”.

Të ngjashme