Sport
Murali gjigant i Guardiolës duke puthur Mourinhon ‘pushton’ Barcelonën
Demokracia
18:51 | 14 Qershor 2022

Share:

Një mural gjigant që përshkruan trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola dhe trajnerin e Romës, Jose Mourinho, është ekspozuar në Barcelonë. Piktura masive është vendosur në kuadrin e “Primavera Sound Festival”.

Imazhi është një paralele që portretizon ish-liderin e Bashkimit Sovjetik Leonid Brezhnev dhe ish-homologun e tij të Republikës Demokratike Gjermane Erich Honecker në Murin e Berlinit.

Muralja që u zbulua në festivalin e Barcelonës, i cili zgjati 11 ditë, nga data 2 deri më 12 qershor, i shfaqi dy trajnerët në një puthje pasionante.

Aty përfshihej edhe mesazhi “O Zoti im, më ndihmo të mbijetoj në këtë dashuri vdekjeprurëse”, i cili ishte shkruar gjithashtu në muralen origjinale Brezhnev-Honecker. Krahas murales ka edhe një mesazh tjetër: “Barcelona + Madrid = Primavera Sound. Diversitet, Kulturë, Tolerancë”.

Vepra e artit u shfaq fillimisht midis Ada Colau, kryebashkiake e Barcelonës dhe Isabel Diaz Ayuso, presidente e Komunitetit të Madridit, në një puthje pasionante si një përshkrim i dashurisë mes dy qyteteve. Megjithatë, dy figurat u zëvendësuan më pas nga Guardiola dhe Mourinho.

Një rivalitet i ashpër mes dy trajnerëve shpërtheu kur Guardiola ishte trajner i Barcelonës dhe Mourinho në krye të Real Madridit. Dy skuadrat u përfshinë në një seri ndeshjesh intensive në La Liga dhe Champions League.

Skuadrat e tyre u ndeshën kundër njëra-tjetrës 11 herë dhe rezultuan plot tensione, duke arritur një nivel të ri kur u takuan katër herë në 18 ditë në La Liga, Champions League dhe “Copa del Rey”.

Komentet provokuese dhe luftarake të Mourinhos në konferencat për shtyp më në fund morën përgjigjen e Guardiolës, i cili pati një shpërthim para gazetarëve:

“Jashtë fushës ai ka fituar. Ai ka fituar jashtë fushës gjatë gjithë sezonit. Le t’i japin atij një Ligë të Kampionëve, që të mund ta shijojë dhe ta çojë në shtëpi. Në dhomën e shtypit ai është shefi fyes dhe që di më shumë se gjithë të tjerët”.

Të ngjashme