Arte
“Mural Fest” nis procesin e muraleve në qytetin e Gjakovës
Demokracia
20:14 | 16 Qershor 2021

Share:

Për të parën herë edhe në qytetin e Gjakovës ka filluar puna e dy muraleve, të cilat vijnë si pjesë e festivalit MuralFest.

Pablo Zabala dhe Mateu Targa janë dy artistë spanjoll të cilët janë duke punuar dhe hulumtuar lidhur krijimin e koncepteve të muraleve, që si tematikë kryesore kanë “HOME”, si koncept që ndërlidh të kaluarën, të ardhmen dhe rëndësinë e historisë në përcaktimin e të ardhmes.

Për Demokracia.com, përfaqësuesi i OJQ DU ART, Ednor Hoti, na tregon më shumë lidhur me këtë iniciativë si dhe për konceptin pas muraleve.

Kush e ka iniciuar projektin e vizatimit të muraleve, kush e organizon dhe  e mbështet?

Zyrtarisht, kjo ngjarje ka filluar t’hanën në Gjakovë, për të parën herë në qytet. Organizohet nga MuralFest Kosovo me bazë në Ferizaj dhe asistohet nga dy organizata lokale OJQ DU ART dhe Activism Roots, kurse financohet nga Komuna e Gjakovës. Vlen te ceket që në ndihmë na kanë dal edhe biznese lokale si Hotel Çarshia e Jupave, Fast Food Time-Out dhe  RÉVE Bistro Bar.

Cilat hapësira po planifikohen të bëhen me murale?

Fillimisht është duke u punu në dy mure, njeri në oborrin e shkollës teknike “Nexhmedin Nixha” dhe tjetri në rrugën Beqir Kastrati, afër stadionit të qytetit. Ndërsa për një periudhë të shkurtë, parashihet të bëhet edhe murali i 3të, mirëpo hapësira ende nuk eshte caktuar.

Kush janë artistët?

I kemi dy artiste  të talentuar nga Spanja Pablo Zabala dhe Mateu Targa.

Cila është tematika e këtij e këtij edicioni dhe si do të trajtohet?

Edicioni i gjashtë i MuralFest këtë vit e trajton temën “HOME”, që ka qëllim ilustrimin e ndërlidhjes në mes të kaluarës, të ardhmes dhe kontribuimit të të rinjve në zhvillimin e shtetit, duke theksuar rëndësinë e historisë dhe rrugëtimin që Kosova ka patur si përcaktor i të ardhmes së tyre./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Intervista • 24 Prill 2024