Sport
Munishi vazhdon t’iu besoj talentëve të rinj, 17-vjeçari Luma debutoi për Prishtinën ndaj Malishevës
Demokracia
11:08 | 10 Nëntor 2022

Share:

Mesfushori i talentuar, Korab Luma, ka debutuar për Prishtinën në ndeshjen e zhvilluar ndaj Malishevës në udhëtim.

Luma e zëvendësoi Endrit Krasniqin në pjesën e dytë, njofton klubi kryeqytetas në faqen zyrtare, përcjell Demokracia.com.

Luma që Prishtinës iu bashkua në verën e këtij viti është zhvilluar si futbollist te Ulpiana ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat, derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-17./Demokracia.com/

Të ngjashme