Sport
Munishi thotë se Prishtina e meritoi fitoren ndaj Llapit, ka një mesazh për “Plisat”
Demokracia
19:09 | 28 Gusht 2022

Share:

Prishtinës i ka takuar kryendeshja e javës së katërt në elitën e futbollit kosovar duke fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të besuarit e trajnerit Ismet Munishi triumfuan 1:2 ndaj Llapit me nga një gol në secilën pjesë, shkruan Demokracia.com.

Vetë tekniku prishtinas tha pas ndeshjes se epilogu real i takimit sipas tij ishte fitorja e futbollistëve që ai drejton, ndonëse shtoi se atyre iu duhet ende punë.

“Akoma kemi nevojë për të punuar. Në pjesën e parë dominuam, në të dytën dominoi kundërshtari. Ndoshta me pak fat fituam. Ndoshta me pak fat kemi mundur të mbyllim ndeshjen më herët. Mendoj që epilogu real ishte fitorja jonë. I falënderoj ‘Plisat’ që kanë udhëtuar. I presim në numër të madh për ndeshjen ndaj Ballkanit”, ka thënë Munishi për Artsport.

“Sot u testua karakteri i ekipit. Jemi skuadër krejtësisht e re dhe duhet të përballemi me këso situata. Fitorja na jep shumë zemër. Lojtarët treguan karakter, përgatitje fizike dhe të gjitha. Ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Do të përmirësohemi në vazhdimësi”, ka shtuar Ismet Munishi./Demokracia.com/

Të ngjashme