Sport
Munishi: Sot edhe Drita e “Intelektualët” bën tifo për mua
Demokracia
15:35 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Ballkani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të kampionale.

Sfida u mbyll 1:1 në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Demokracia.com.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi pas ndeshjes komentoi takimin e zhvilluar, teksa tha se sot për të kanë bërë tifo edhe Drita dhe tifozët e saj “Intelektualët”.

“Realisht ne i dimë kualitetet e Ballkanit. Në çdo ndeshje shkojmë për fitore. Jemi Prishtina. Isha i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Ishin disa episode në këtë ndeshje. E kishim përgatitur takimin shumë mirë, ndërsa golin e morëm prej pakujdesisë. Më pas u desh të luanim ndryshe, por jam i kënaqur. Mendoj që epilogu reali shte barazimi. Ndoshta po të kishim shënuar gol më herët, do të mund ta përmbysnim ndeshjen sepse kishim epërsinë numerike të lojtarëve. Të paktën, sot “Intelektualët” dhe Drita bën tifo për mua”, tha Munishi pas ndeshjes për Art Sport.

“Ballkani mbrohej mirë. Krijuam disa raste. I kishim dy raste të qindpërqindta. Ishte ndeshje e mirë edhe për tifozët. Vendi i tretë është arritje e mirë. Ne dihet se kemi bërë ndryshime dhe jemi riorganizuar, jemi në ujëra të qetë. Tani duhet të shikojmë ndonjë futbollist cilësor, një apo dy, për ta rritur konkurrencën. Kemi nxjerrë disa lojtarë të mirë. Sido që të jetë, është duke u bërë punë e mirë te Prishtina, një organizim i mirë. Jemi duke u stabilizuar si klub, kjo është me rëndësi. E kur stabilizohet Prishtina, klubet tjera frikësohen. Është klubi më i madh, më i trofeshëm”, shtoi Munishi.

Drita e Gjilanit do të dimërojë si lidere. Ballkani është i dyti me 37 pikë, 26 ka Prishtina në vendin e katërt./Demokracia.com/

Të ngjashme