Kosova e ka nisur me humbje ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur nga Suedia në Prishtinë me rezultat 0:3, shkruan Demokracia.com.
Në lidhje me këtë ndeshje ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
Trajneri i Gjilanit ka deklaruar se Challandes nuk ka më çfarë të jap te Kosova, derisa situata i ka dalur nga kontrolli.
“Rrezikojmë të mbesim të fundit, ky trajner (Bernard Challandes) nuk ka çfarë të jap, i ka dalur situata nga kontrolli, në 12 lojët e fundit kemi 10 humbje”, ka deklaruar Munishi në ATV, përcjell Demokracia.com.
“Të fortë ata, të fortë këta, kush është i dobët për neve, ne duhet ta mposhtim dikë, nuk pres fitore nga Spanja, por të paktën duhet të vendosnim Suedinë në vështirësi, çfarë lojë kanë shikuar ata, nuk ishim të barabartë me ta. Shtërngonu, fitoni ndaj dikujt”, tregoi ai.
“Humbja 3-0, jemi ekipi i vetëm që rreshtohemi të bëjmë deklarta, nuk mundën të na qesin hi syve, fitore ndaj kundërshtarëve të dobët ndërkohë humbim pa ndërprerë kur ka rëndësi”, shtoi Ismet Munishi /Demokracia.com