Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar sërish pas fitores në derbin lokal kundër Dritës.
Futbollistët e tij fituan pastër 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Dritës në kuadër të xhiros së gjashtë kampionale, shkruan Demokracia.com.
Munishi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka uruar presidentin e klubit, tifozët si dhe ka falënderuar lojtarët.
Ai ka shkruar se “lufta veç sa ka filluar” dhe se qyteti i Gjilani është “kuqebardhë”.
“Urime president Florim Zuka. Urime Skiftera. Faleminderit shumë djemvë për emocionet dhe luftën në “Fadil Vokrri”. Qyteti është i joni. Lufta veç sa ka filluar”, ka shkruar Munishi në rrjetin social.
Ky ishte derbi i parë i fituar nga tekniku prishtinas i cili shijoi edhe më parë këtë derbi të madh sa ishte trajner i Dritës vite më parë. /Demokracia.com