Sport
Munishi: Prishtina të luante kështu ndeshjeve të kaluara do luftonte për titull, premitë ju bëfshin mirë
Demokracia
15:54 | 27 Shkurt 2022

Share:

Një nga ndeshjet kryesore të xhiros së 21-të në Superligë ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit u mbyll pa fitues

Ndeshja e cila u zhvillua në Suharekë u mbyll 2:2, anise Gjilani gëzonte epërsi të dyfishtë, raporton Demokracia.com.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes tha se rezultati i barabartë ishte real sipas tij.

“Rezultati është real. Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë. Prishtina filloi me bë trysni. Kur është dashur që ne të realizojmë golin e tretë, nuk i shfrytëzuam rastet dhe pësuam. E morëm golin e parë nga gabimi ynë. Para ndeshjes kemi biseduar për ndërprerjet, edhe pse Prishtina e ka skuadrën e vogël. Duhet me marr mësim nga kjo ndeshja. Sikur Prishtina të luante si sot në të gjitha ndeshjet tjera do të ishin kandidat serioz për titull. Garant paskan pas ndonjë premi. Ju bëfshin mirë”, u shpreh trajneri i Gjilanit për ArtSport.

“Ka ndeshje të mjaftueshme. Besoj që ende nuk është pasqyra reale e të gjitha ekipeve. Ne duhet të koncentrohemi. Po na len shije të keqe ky barazim. Kur pëson golin e parë lehtë, goli i dytë ishte mjeshtri e Endrit Krasniqit. Ishte faji i tij që bëri euro-gol. Johni na krijoj shumë probleme. Na ka lënë pasoja ajo ndeshja me dhjetë lojtarë. Si do që të jetë, ne jemi këtu”, shtoi trajneri Munishi./Demokracia.com/

Të ngjashme