Sport
Munishi për stadiumin “Fadil Vokrri”: Ky i gurit me kanë nuk qëndron
Demokracia
23:07 | 19 Nëntor 2023

Share:

Analisti i përhershëm dhe trajneri i njohur, Ismet Munishi foli lidhur me stadiumin “Fadil Vokrri” në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ai tha se ky klub i takon Prishtinës dhe se është pjesë e historisë së saj.

Ndër tjera, ai numëroi ekipet që luajnë aty dhe tha se edhe i gurit po të ishte nuk do të kishte mundur të qëndronte.

“Sistem kosovarqe. Me i ikë përgjegjësisë. Mos me e kry punën e vet siç duhet. Ky është stadium i Prishtinës. Mundemi me bo stadium nacional, mundemi me bo stadiume tjera. Krejt historia e klubit të Prishtinës është e lidhur me këtë stadium. Këto janë gjëra që s’bëhen. Kurrë tifozët, qytetarët e Prishtinës nuk do të jenë dakord që klubi t’i luajë ndeshjet diku tjetër. Madhështia e këtij klubi është pikërisht te ky stadium. Kanë luajtur kombëtaret, ekipet në gara evropiane. Stadiumi i gurit me kanë nuk qëndron”, tha Munishi.

Të ngjashme