Sport
Munishi për rënien heroike të Jasharëve: Aso kohe isha në Turqi, ky është një rast unik në botë
Demokracia
22:06 | 07 Mars 2021

Share:

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në një rrëfim emocional ka folur për rënien heroike të familjes Jashari.

Janë bërë 23 vjet nga Epopeja e UÇK-së, ku familja Jashari në krye me komandantin legjendar Ademin, ranë heroikisht, raporton Demokracia.com.

Munishi për herë të parë është rrëfyer për ditën kur nisën luftimet në fshatin Prekaz, duke thënë se ai ishte në Turqi.

“Aso kohe ishte duke luajtur në Turqi por i kemi përcjellur të gjitha lajmet. Kanë qenë momente shumë të vështira dhe të rënda. Ne që kemi qenë jashtë, ka qenë edhe më e rëndë”, ka thënë Munishi në “ATV”, duke vazhduar:

“Por, unë e kisha ndarë sakrificën e familjs Jashari prej kësaj pjese se çka është bërë. Është rast unik në botë. Nuk kemi pasur familje edhe grup aq i madh të bie për liri, për ideale kombëtare”.

Tutje, ai thotë se të gjithë duhet të japim kontribut për të shkuar përpara.

“Këtë mundet me bë vetëm një familje shqiptare dhe e Drenicës. Për këtë arsye mua më vjen inati dhe nuk pajtohem me shumë gjëra, andaj mundohem ta jap kontributin që të ecim përpara si shoqëri dhe si sport për t’i ndërtuar të rënët”, shtoi ai. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme