Sport
Munishi për legjendën Vokrri: Pa ty e vështirë, po mundohemi ta vazhdojmë aty ku e le ti
Demokracia
10:20 | 09 Qershor 2022

Share:

Sot bëhen katër vite nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit dhe njëherit ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Me rastin e përvjetorit të katërt të vdekjes së Vokrrit, shumë personalitete të njohura të futbollit vendor kanë reaguar duke e kujtuar atë, shkruan Demokracia.com.

Ndër ta është edhe Ismet Munishi, trajneri i mirënjohur kosovar i cili nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka shkruar disa fjalë për Vokrrin, derisa e ka ndarë edhe një fotografi me të para disa vjetësh.

“Pa ty vështirë. Ne po mundohemi ta vazhdojmë aty ku e la ti. Pusho i qetë 9-shi i skuadrës, ma i madhi i pa përsëritshmi, idhulli i fëmijërisë time Fadil Vokrri”, shkroi Munishi në rrjetin social.

Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA./Demokracia.com/

Të ngjashme