Sport
Munishi për gjendjen e stadiumit në Gjilan: Do të protestojmë para komunës dhe qeverisë
Demokracia
10:41 | 23 Gusht 2021

Share:

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është treguar i ashpër në lidhje me punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Munishi mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Ekipi A në ATV, derisa foli në lidhje me këtë çështje, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i mirënjohur tha se ata do të protestojnë para komunës dhe qeverisë së Kosovës nëse është nevoja.

“Është e tmerrshme çfarë stadiumi luajmë ne edhe Drita, aty ka tela, aty ka gjemba, aty nuk ka edhe ujë. Nëse veç nuk bëhet diçka ne do të qohemi në protesta para Komunës së Gjilanit dhe qeverisë së Kosovës “, deklaroi Munishi. /Demokracia.com

Të ngjashme