Njëri nga trajnerët më të përfolur në futbollin kosovar Ismet Munishi, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe pas largimit nga skuadra e Ballkanit të cilën e udhëhoqi deri në përfundim të stinori vjeshtor, shkruan Demokracia.com.
Munishi, sot ishte prezent në takimin miqësor që Llapi e zhvilloi ndaj Bashkimit dhe prezenca e tij në stadium hapi shumë debate, duke spekuluar se ai shpejt mund ta marrë drejtimin e njërës skuadër.
Megjithatë, gjithë këtë situatë për Demokracia.com e ka sqaruar vet Ismet Munishi.
“Isha thjesht për kureshtje. Llapi ka trajner të mirë dhe jemi miq të mirë”, ka thënë Munishi për Demokracia.com, duke folur më pas edhe për përshtypjet që i la ky takim.
“Me la shumë përshtypje portieri i Llapit. Ishte shumë në nivel. Poashtu Bashkimi nën udhëheqjen e Faruk Statovcit më befasuan për të mirë”, ka vlerësuar Munishi. /Demokracia.com