Trajneri i Gjilani, Ismet Munishi i është gëzuar fitores ndaj Llapit në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.
Gjilani triumfoi 2-1 me përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë ndaj llapjanëve, shkruan Demokracia.com.
Munishi tha se fitorja i mbulon të gjitha, derisa kishte kritika të mëdha për lojën në pjesën e parë.
“Në pjesën e parë luajtëm shumë dobët kurse në të dytën ishim superiorë. Është pjesa e parë më e dobët në karrierën time dhe aspak nuk kam qenë i kënaqur. Duhet të kemi më shumë përgjegjësi dhe isha i nervozuar me disa individë në ekip”, ka thënë Munishi për Art Sport.
“Sido që të jetë, fitorja i mbulon të gjithë por nuk dua që në ekipin tim te kemi një qasje të tillë sikurse në pjesën e parë. Lirisht, mund të them se ka qenë një pjesë e parë katastrofale”, shtoi ai. /Demokracia.com