Sport
Munishi pas eliminimit nga Kupa: Llapi ishte kundërshtari më i fortë
Demokracia
15:26 | 16 Mars 2022

Share:

Gjilani është eliminuar nga Kupa e Kosovës në çerekfinale nga Llapi që është fitues i këtij evenimenti në fuqi.

“Kuqebardhët” pësuan disfatë 2:0 nga llapjanët në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes tha se skuadra e tij u përballë me kundërshtarin më të fortë në këtë fazë.

Ai komentoi edhe gabimet e futbollistëve të tij, ndonëse u shpreh i kënaqur me angazhimin e tyre.

“Të them të drejtën, neve na ra kundërshtari më i fortë. Llapi ka ngecur me pikë në kampionat dhe ambicia për ta është Kupa e Kosovës, deshën apo nuk deshën ta pranojnë. Ka ekip të mirë, por unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Na rrezikuan nga ndërprerja në pjesën e parë. Nuk guxojmë të marrim gol të tillë nga ndërprerja. Ishte momenti kur ndeshja po shkonte në vazhdime. Tentonim me kundërsulme ta sulmonim Llapin, që ka skuadër shumë të mirë. Morëm një gol të lehtë. Kemi diskutuar për atë pikë edhe para ndeshjes edhe pas pjesës së parë”, deklaroi Munishi për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme