Sport
Munishi pas barazimit me Dukagjinin: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, kundërshtari u mbrojt shumë mirë
Demokracia
17:25 | 12 Shtator 2021

Share:

Gjilani u ndal në barazim nga Dukagjini i Klinës në shtëpi, në takimin e vlefshëm për javën e tretë në elitën e futbollit kosovar.

“Skifterat” barazuan pa gola 0-0 me “Hithat” e drejtuar nga Armend Dallku, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi u shpreh i pakënaqur me rezultatin në fushë, ndërsa përgëzoi futbollistët për angazhimin.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin pasi çdo ndeshje hyjmë për fitore. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe luftën arritëm të krijojmë raste Dukagjini u mbrojtës shumë mirë me 10-të futbollistë ne krijuam raste të mira shënimi dhe nuk arritëm t’i shënonim”, deklaroi Munishi për Art Sport.

“Është një kampionat i vështirë nuk ka skuadra që janë inferiore pasi po shohim befasitë që po ndodhin. Disa skuadra janë të organizuara më mirë dhe kanë fondin e mirë të lojtarëve mirëpo nuk do të thotë që do të janë vetëm këto skuadra kampionati është i luftuar mjaftë mirë dhe Drenica ka bërë gjithashtu ndeshja të mira dhe përgjithësi të gjitha ekipet janë të mira këtë edicion”, shtoi Munishi. /Demokracia.com

Të ngjashme