Sport
Munishi paralajmëron skuadrat e tjera pas fitores kundër Besës
Demokracia
17:20 | 05 Prill 2021

Share:

Gjilani ka shënuar fitore në xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll pasi mposhti Besën.

‘Kuqebardhët’ triumfuan me rezultat të thellë 5:1 kundër pejanëve në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton Demokracia.com.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra që ai drejton do të besojë disa ekipe tjera.

 “Ne jemi dalur sot me një formacionin ofanziv dhe rezultojë i suksesshëm. Me të vërtet Besa, kanë befasuar edhe gjatë kësaj ndeshje por edhe gjatë kampionatit. Sot nuk është se ka qenë edhe një rezultat real siç është parë në fushë, por jam shumë i kënaqur me maksimumin e dhënë të skuadrës. Besa tani vetëm se është përshëndetur nga elita, por ka befasuar disa skuadra, por edhe ne do te befasojmë disa skuadra në vijim”, deklaroj Munishi për ‘ArtSport’.

Kjo ishte ndeshja e tretë për Munishin në krye të stolit te Gjilani, teksa ka regjistruar dy fitore dhe një barazim.

Me këtë fitore, Gjilani është në vendin e katërt me 40 pikë, ndërkaq Besa vazhdon të mbetet e fundit me vetëm dhjetë pikë. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme