Sport
Munishi para ndeshjes Kosovë – Suedi: Duhet t’ia duam lojtarët tanë dhe pikë
Demokracia
15:18 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i mirënjohur kosovar që drejton Gjilanin, Ismet Munishi e ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale për këtë ndeshje.

Derisa shkruan për injorimin e kombëtareve të huaja, Munishi thotë se “duhet t’ia duam lojtarët tanë”.

https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/4183202805026032?__cft__[0]=AZWDGa45k6Cv1rBGhjOaOvN3jizUgaAWzEz_hQndpxV5XEA-k8Ru_FwErlEWTA5fGV4kiL06PEz8OLjUB6PIXJpXXVQq036VrwBul_3Y9XxHn2Rl0QyRukwD7XxhM7oj6kE&__tn__=%2CO%2CP-R

Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:

Me vite i keni dasht lojtarët e huaj  , klubet e huaja  , kombëtaret e huaja.

Pi ju vjen inati kur pi ju injorojnë, eshtë normale që ata nuk kan ndjenja për neve sepse nuk na lidhë kurgjo me ta .

Na duhet mi dashtë lojtarët e tanë dhe pikë.

Kombëtaret e tona dhe pikë

Klubet e tona dhe pikë.

Sepse edhe ata na dojnë neve , kan respekt per neve , ata jan si ne ne jemi si ata, kemi nje gjak .

Unë biri Yt Kosovë”. /Demokracia.com

Të ngjashme